Pollogu me 10 për qind në vlerën totale të të ardhurave nga bujqësia

Shifrat zyrtare që ka publikuar Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë , rajoni i Pollogut merr pjesë me vetëm 10 për qind në vlerën totale të të ardhurave nga bujqësia.

Ndryshe nga rajonet e tjera që njihen si të populluara me maqedonas, të cilat qëndrojnë më lart, Pollogu renditet i treti në listën e rajoneve, sipas vlerës së shtuar bruto, përllogaritur nga Enti i Statistikave.

Të dhënat zbulojnë se Rajoni Jug-Lindor është prodhuesi më i madh i kulturave bujqësore dhe merr pjesë në vlerën e shtuar bruto, në nivel republike, me 33 për qind.

I dyti vjen Rajoni i Pellagonisë me 20.8 për qind, më pas ai i Pollogut me 10.7 për qind, vijojnë Rajoni i Vardarit me 12.3 për qind, i Shkupit me 8.1 për qind, i Lindjes 7.3 për qind, i Jug-Perëndimit 3.8 për qind dhe i veri-lindjes 3.7 për qind.

Po sipas këtyre të dhënave, mësohet se Rajoni i Pollogut prodhon më shumë prodhime kopshti, bimë barishtore (tagji për kafshët), drithëra, patate dhe fruta, ndërsa nuk prodhon fare bimë industriale (duhan, panxhar sheqer) ose prodhon fare pak verë.
Ndërkaq, Rajoni Jug-Lindor shquhet me prodhimin e prodhimeve të kopshtit.

Lajme të ngjashme

Back to top button