Në Tetovë, do të promovohen automobilat hibride

Sot në orën 15:00 në sheshin Iliria të Tetovës, do të arrijë “Karvani Teslla 2014” dhe automobili elektrik Teslla, modeli S.

“Karvani Teslla 2014” ka për qëllim promovimin e shfrytëzimit të automjeteve elektrike dhe hibride në Evropën Juglindore, ngritjen e vetëdijes për ambientin jetësor me anë të shfrytëzimit të teknologjive të rejainovative, bashkëpunimit të ndërsjellë në shfrytëzimin e fondeve të BE si dhe krijimit të korridorit të gjelbër me vende të caktuara për mbushje të automjeteve elektrike.

“Karavani Teslla 2014” është organizuar me përkrahjen e Qendrës për fonde të BE-EMKICE, Qendrës për Zhvillim të TIK –ILUMINE dhe Parkut Teknologjik pranë UEJL, ndërsa duke filluar nga Zagrebi ky karvan do ta përshkojë  Beogradin, Nishin, Shkupin, Tetovën, Prishtinën,Tiranën, Podgoricën, Dubrovnikun dhe Splitin për të përfunduar sërish në Zagreb.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button