Ahmeti: Vizita e Papës, mirënjohje për bashkëjetesën ndërfetare të shqiptarëve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nëpërmjet një komunikate përshëndet vizitës e Papa Françeskuut në Shqipëri.

“Kam nderin e veçantë që të përshëndes vizitën e Atit të Shenjtë, kreut të Kishës Katolike, Papa Françesko, në Shqipëri, që paraqet vizitën e parë në ndonjë vend në Evropë që nga zgjedhja e tij në krye të Kishës Katolike. Vizita e sotme e Papa Françeskos në Tiranë është shprehje e mirënjohjes së mbarë njerëzimit për bashkëjetesën ndërfetare të shqiptarëve ndër shekuj si virtyt i shquar i kombit tonë që sot duhet të shërbejë si model për tejkalim të mosmarrëveshjeve fetare në botë, por edhe si urë lidhëse midis Krishterimit dhe Islamit”, thotë Ali Ahmeti.

“Kjo bashkëjetesë nuk është e rastësishme për një popull të lashtë, gjiri i të cilit i fali botës të lumen Nëna Terezë, Shkupjanën Gonxhe Bojaxhiu, që u ngrit në simbol të humanizmit dhe dashurisë ndër njerëzorë, përtej besimeve fetare. Ardhja e Papa Françeskos në Shqipëri është mirënjohje edhe për kombin shqiptar dhe kontribuon në promovimin e Shqipërisë në mënyrë të shkëlqyer pasi që sot, e gjithë bota, nëpërmjet të gjitha mediave më të mëdha botërore, ka drejtuar sytë në Tiranë dhe mëson për Shqipërinë dhe shqiptarët’, thotë Ali Ahmeti.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button