Doganierët kanë vjedhur mall të konfiskuar

Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB Shkup deri te Prokuroria themelore publike me padi penale dorëzoi gjithsej gjashtë persona për vepër të kryer penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe dy për “Fshehje”.

Siç kumtoi MPB, aktivitetet janë zbatuar dje, në bashkëpunim me Sektorin për punë të brendshme pranë Sektorit për përgjegjësi profesionale në Drejtorinë doganore.

Të denoncuarit – S.R. (38, doganer), D.S. (33, shef i Doganës në vendkalimin doganor Bllacë), J.M. (35) dhe Z.K. (45), në cilësi të personave zyrtarë të punësuar në Drejtërinë e doganave, vitin e kaluar dhe këtë vit e kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare në Pikën doganore “Aerodrom” – Shkup, ku nga depoja ku vendosej malli përkohësisht i konfiskuar, kanë marrë celularë, parfume, orë dore, atlete, mall teknik, e tjerë, me çka kanë përfituar 1.527.000 denarë dhe e kanë dëmtuar Drejtorinë e doganave.

Lajme të ngjashme

Back to top button