BMW, pajis ‘Serinë 5’ me motor më të fuqishëm

Gjiganti bavarez BMW ka pajisur modelet e ‘Serisë 5’, me motorë më të fuqishëm me naftë

Prodhuesi bavarez i veturave BMW duket se është duke vazhduar në avancimin e teknologjisë të paletës së motorëve në modelet e saja. Pas modelit 220d Coupe, motorë më të fuqishëm do të kenë edhe 518d dhe 520d. BMW 518d do të ketë në dispozicion 7 kuaj fuqi shtesë për dallim nga versioni aktual i këtij modeli, transmeton Tribuna.

Në vend të 143 kuaj fuqive me 2.0 litra TwinPower turbo-dizel motori tani do të prodhoj plotë 150 kuaj fuqi. Falë këtyre kuaj fuqive shtesë janë përmirësuar dukshëm edhe performansat tjera, kështu që BMW 518d do të mund të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 9,5 sekonda në versionin me transmision manual me gjashtë shpejtësi, por nëse aplikohet sistemi me transmision automatik me tetë shpejtësi atëherë kjo fuqi do të arrihet për 9,4 sekonda.

Në vend të motorit me 184 kuaj fuqi, BMW 520d do të fitoj 6 kuaj fuqi shtesë falë motorit me 2.0 litra TwinPower turbo-dizel. Tek ky model i ri janë rritur edhe rrotullimet motorike nga 380 në 400 Nm. Modeli 520d do të jetë në gjendje që nga 0-100 km/h ta arrijë për 7,7 që i bie të jetë për 0.2 më i shpejtë sesa modeli aktual. Por edhe shpenzimet e derivateve janë zvogëluar dukshëm në 4,3 litra në 100 km./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button