Tiranë, mijëra besimtarë mblidhen në sheshin “Nënë Tereza”

Mijëra besimtarë të krishterë nga të gjitha trojet shqiptare janë nisur me autobusë në orët e para të mëngjesit të sotëm, për të mirëpritur Papa Françeskun, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mësohet se rreth 2000 qytetarë nga Kosova kanë kaluar pikën kufitare të Morinës. Po në këtë pikë kufitare kanë kaluar edhe dy autobusë me ushtarë të KFOR-it. 3 autobusë me rreth 250 besimtarë janë nisur nga qyteti i Fierit, rreth 280 besimtarë janë nisur nga Berati ndërsa 4 autobusë me besimtarë janë nisur nga qyteti i Durrësit. 200 autobusë me besimtarë janë nisur nga i gjithë Qarku i Lezhës, raporton Shekulli.

Ndërkohë Papa Françesku është përcjellë nga aeroporti i Romës, për t’u nisur drejt Tiranës. Ai është nisur me avionin e linjës “Alitalia”. Ati i Shenjtë pritet të zbresë në tokën shqiptare rreth orës 09:00 të mëngjesit, ku do të pritet nga drejtuesit e Kishës Katolike dhe kreu i qeverisë, Edi Rama.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button