Vritet një emigrant në Tabanoc, ka edhe të lënduar

Një emigrant është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Shkup – Kumanovë, në afërsi të fshatit Tabanoc, ndërsa së paku një tjetër ka marrë lëndim nga armë zjarri, njofton policia.

Fshatarët e Tabanocit, rreth orës 2 pas mesnate kanë paraqitur në polici një rrahje në mes të dy grupeve, për të cilat supozohet se janë emigrantë.

Pas arritjes së policisë në vendin e ngjarjes, aty kanë gjetur një trup të vdekur, ndërsa i lënduari me lëndime nga armë zjarri është dërguar në Qendrën klinike në Shkup.

Policia është duke bërë hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa më tepër detaje për rastin ka paralajmëruar për ditën e sotme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button