Forca triumfon në Shkup, radhën e ka Struga e Tirana

Të shtunën në palestrën e sporteve “Kale” në Shkup nën organizim të KK “Cvetan Dimov” është zhvilluar turneu ndërkombëtar në karate ku kanë marr pjesë mbi 150 garues nga shtete si Serbia, Shqipëria e Maqedonia. Klubi më i suksesshëm i turneut sërish doli KK Forca e cila grumbulloi një thes me medalje (11 ari, katër argjend dhe tre bronzi). Vendet e para i morën: Janina Dardhishta (kata), Arta Bushi (kata), Jusra Ademi (kata, kumite, +30), Suejla Isaki (kata), Verona Ajdini (kadete, -48), Aisha Asani (kumite, -42), Zubejr Bajrami (2004 +30) dhe Suhejb Veseli (kata), ndërkohë bronz Usame Bajrami, Esma Asani e Suejla Isaki (kumite) dhe Jon Dardhishta në kata.

Bronz morën Sajra Morina dhe Mevlud Memedi. Ky klub u stolis me arri edhe në garat ekipore (kata, 2006) me formacion: Janina Dardhishta, Jon Dardhishta e Suhejb Veseli, në 2004/5: Arta Bushi, Jusra Ademi dhe Suhejb Veseli. Ari edhe në kumite, ekipore: Sajra Morina , Esma Asani dhe Aisha Asani. Me rezultatin e arritur i kënaqur ka qen edhe trajneri Muharem Imeri.

“Kjo garë ka qen një test para turneut të fuqishëm që do të zhvillohet javën që vjen në Strugë dhe kupës evropiane e botërore që do zhvillohet nga 3 tetori në Tiranë. Jam i kënaqur me suksesin e arritur dhe besoj se kështu do të vazhdojmë edhe në garat që na presin”, tha Imeri. Në turne ndërkombëtar në Maqedoni ka debutuar me sukses edhe klubi nga Hasanbegu, “Kushtrimi” i cili arriti të fitoj tre medalje (2 ari dhe 1 bronz). Vendin e parë e ka marrë Rudina Aliu në kumite dhe Medin Dema (kata), kurse me vendin e tretë u desh të pajtohet Besnik Kadriu (kumite).

Me suksesin e arritur të kënaqur ishin trajnerat Irfan Aliu dhe Ismet Sherifi. “Po mos ishte referimi i dobët me siguri se do të fitonim edhe disa medalje. Por sido që të jetë prap jemi të kënaqur me suksesin e arritur, pasi kjo po tregon se edhe pse jemi klub i ri po punohet me seriozitet të madh”, tha Sherifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button