BDI, inicion nevojën e miratimit të Kodit Etik në Parlament

Dokumenti që përcakton sjelljen e të zgjedhurve në ambientet e institucionit ligjvënës, ka kohë që është paralajmëruar të hartohet, por thuajse dy vite pas ngjarjes së 24 dhjetorit, nuk është gjendur ende në tavolinat e punës të partive parlamentare.

Çështja e tillë është aktualizuar nga koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi, i cili në një deklaratë për mediet maqedonase, thekson nevojën e miratimit të Kodit Etik.

-Sjellja e disa deputetëve është jashtë çdo norme të pranueshme jo vetëm për sjelljen në Kuvend, por edhe për atë jashtë tij, thotë deputeti shqiptar, për Telegraf.

Ai nënvizon se, megjithatë, miratimi i Kodit Etik, në mungesë të opozitës, nuk do të ishte funksional.

Kodi Etik u paralajmërua të hartohet dhe miratohet fill pas ngjarjes së 24 dhjetorit të vitit 2012, por paralajmërimet e tilla nuk janë përmbushur ende, sido që në maj të këtij viti, kryetari i Kuvendi Trajko Veljanovski tha se dokumenti do të miratohet nga përbërja e re.

Burime të medieve maqedonase pranë Kuvendit thanë se, deri sot, ky përcaktim i krye parlamentarit nuk ka arritur ende të marrë trajtën e dokumentit të shkruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button