Ka mbërritur në Tiranë Papa Françesku

Ka mbërritur në Tiranë Papa Françesku. Avioni i linjës ajrore “Alitalia” është ulur në aeroportin “Nënë Tereza” teksa mbante flamurin shqiptar.

Të pranishëm në aeroport janë kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, të cilët do të mirëpresin Atin e Shenjtë.  Përfaqësues të Kishës katolike janë gjithashtu prezentë në aeroport.

100 mijë pelegrinë nga i gjithë Ballkani do të jenë sot në Tiranë, ndërsa 1200 gazetarë nga e gjithë bota do të ndjekin këtë vizitë.

Pelegrinë nga Puka, Shkodra dhe gjithë Shqipëria por dhe nga Kosova e Maqedonia kanë mbushur sheshin “Nënë Tereza” për të pritur Papa Franceskun.  Ata kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit, dhe disa edhe prej mbrëmjes së djeshme.

Pas pritjes që i bëri në Aeroportin “Nëna Terezë” kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama, Papa Françesku tashmë është nisur në Presidencën shqiptare.

Ndërkohë mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur në sheshin në sheshin “Nënë Tereza”, të cilët presin Papa Franceskun për mbajtjen e Meshës së Shenjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button