Mushkolaj: Brovina po e keqpërdor postin e Kryesueses, shumica të zgjedh Kryeparlamentarin

Ish gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, situatën e tanishme politike në vend e konsideron shumë delikate. Sipas saj, situatën edhe më shumë po e ndërlikon, shkelja e kushtetutës nga kryesuesja e seancës, Flora Brovina, për të cilën thotë se e ka uzurpuar funksionin e saj kushtetues.
“Ajo që na ka bërë përshtypje të gjithëve është uzurpimi kunderkushtetues i funksionit të kryesuesit të seancës konstituive”, ka thënë Mushkolaj, në një intervistë për RTV 21.

Sipas Mushkolajt, ky uzurpim që Flora Brovina po i bën funksionit të kryesueses së seancës konstituive është plotësisht antikushtetues dhe shqetëson të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Fatkeqësisht pas një karriere të bujshme si aktiviste e rëndësishme për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, Flora Brovina e ka uzurpuar vendin që e ka si përfaqësuesja më e moshuar në Kuvend dhe kjo në të vërtetë bën që çdo qytetar i Kosovës të jetë i shqetësuar”, ka shtuar Mushkolaj.

Ajo ka shtuar se është shumica parlamentare ajo që duhet ta zgjedhë kryeparlamentarin.

Lajme të ngjashme

Back to top button