Për Arta Dade-n, varfëria ekstreme i shtyn shqiptarët të luftojnë për ISIS

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin e Shqipërisë, Arta Dade, thotë se pozita gjeografike e bën Shqipërinë të mos jetë indiferente ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Dade, e cila mori pjesë në Uashington në një forum për sigurinë dhe zbulimin, organizuar nga Kongresi amerikan, tha se Shqipëria ka parashikuar dënime të rrepta për qytetarët e saj që shkojnë në luftëra të huaja, por shtoi se ata pak shqiptarë që kanë shkuar të luftojnë për Shtetin Islamik, janë shtyrë nga varfëria ekstreme.

Në bisedën për Zërin e Amerikës, Dade komentoi edhe për rastet e fundit të shfaqjes së simboleve komuniste në ceremoni publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button