Juventusi dridhi Milanon (VIDEO)

Juventus ka arritur që ta mposht Milanin midis San Siros, me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së tretë të Serie A.
Kampioni aktual i Italisë, Juventus, e ka fituar derbin përballë Milanit midis San Siros, me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së tretë të Serie A.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0, derisa të dy ekipet kanë pasur raste për gol.

Kurse, në pjesën e dytë Juventusi arriti të kaloj në epërsi me golin e Carlos Tevezit, në minutën e 70-të. Ky gol, i mjaftoi ekipit nga Torino që të arkëtoj tre pikë të reja.

Juventusi gjendet në krye të Serie A me nëntë pikë të tubuara, derisa Milani mbetet në kuotën e gjashtë pikëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button