Astrite Kaba zgjidhet kryetare e forumit të gruas së PDSH-së në Strugë

Sot në Strugë mbajti kuvend zgjedhor Forumi i Gruas Shqiptare pranë degës së PDSH-së në Strugë, ku ishte i pranishëm Kryetari i partisë, Menduh Thaçi si dhe kryetarja e forumit të gruas të PDSh-së, Merale Ferati.
Kryetare të forumit të gruas në degën e Strugës u zgjodh Astrite Kaba, që me profesion është juriste e diplomuar. Gjithashtu në këtë kuvend u zgjodh edhe kryesia e re e degës të këtij forumi si dhe delegatet për kongresin e partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button