fbpx

Tetovë, ish mjeku i Ali Ahmetit, Arben Demiri rizgjidhet kryetar i Degës së PDSH-së (VIDEO)

Në vigjilje të kongresit partiak në fund të këtij viti, dega e Partisë Demokratike Shqiptare për Tetovë, sot në ambientet e Komunës së Tetovës mbajti mbledhje ku rizgjodhi për kryetar të saj, mjekun Arben Demiri, që thuhet në opinion të ketë qenë ish doktori personal i Ali Ahmetit, liderit të BDI.
Në këtë mbledhje morri pjesë edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe strukturat më të larta partiake, si ish-kandidati presidencial Iljaz Halimi, ish-kreu i Tetovës Sadi Bexheti, deputetët nga kjo parti dhe shumë funksionar tjetër lokal.

Në fjalimin e tij të rastit, kryetari i sapozgjedhur i PDSH-së për Tetovë, Arben Demiri, për kandidat për kryetar të PDSH-së propozoi përsëri Menduh Thaçin, propozim i cili u pranua me aklamacion nga të gjithë të pranishmit.

Ndryshe, partia më e madhe opozitare shqiptare me një rritëm të theksuar po rizgjedh strukturat e saja lokale në terren në përgatitje për kongresin e saj të rregullt partiak që pritet të mbahet në fund të këtij viti.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close