Promovohet stacioni i parё pёr mbushje tё makinave elektrike nё Maqedoni (FOTO)

Ministri i ambientit jetёsor dhe planifikim hapёsinor, Nurhan Izairi ishte i pranishёm nё promovimin e stacionit pёr mbushje tё veturave elektrike, qё u mbajt nё lokalet e Universitetit tё Evropёs Juglindore në Shkup.

Nurhan Izairi, vetura elektrike

“Sjellja me përgjegjësi ndaj ambientit jetësor, përveç tjerash do të thotë edhe qasje inovative dhe krijuese ndaj përdorimit të zgjidhjeve dhe gjetjeve te reja teknologjike. Eko-inovacionet do të bëhen vendimtare për rritjen ekonomike, konkurrencën dhe punësimet e reja në të ardhmen. Çelësi për krijimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës, rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve qëndron pikërisht te zbulimet efikase ekologjike, gjë që kërkon standarte të larta dhe mbrojtje të ambientit jetësor, krejt kjo e kombinuar edhe me një gamë të gjerë të instrumenteve tjera ekonomike.” tha ministri Izairi.

Nurhan Izairi, vetura elektrike

Përdorimi i makinave të gjeneratave të reja do të ndikojë drejtpërdrejtë në zvogëlimin e ndikimeve negative nga lëshimi i substancave të dëmshme në ajër dhe atmosferë, tha mes tjerash ministri.

“Universiteti i Evropës juglindore me parkun teknologjik si pjesë përbërëse të vetin është  në hap  me inovacionet ndërkombëtare dhe si institucion  është lider në regjion për sa i përket  mbrojtjes së ambientit dhe ekosistemit.” tha Izairi. /Portalb

Nurhan Izairi, vetura elektrike

Lajme të ngjashme

Back to top button