Sela: Thaçi manipulon votuesit se do hyjë në qeveri, BDI është parti komuniste

Kryetari i Strugës dhe iniciatori për reforma në PDSH, Ziadin Sela, e konfirmoi se rivali i tij Menduh Thaçi bën çmos që t’i manipulojë anëtarët me moton e vjetër se do jetë në Qeveri.

“Manipulim për përdorim të brendshëm, vetëm e vetëm që të përfitojë kohë. Anëtarët e PDSH-së nuk janë në PDSH vetëm e vetëm për të qenë në Qeveri. Në Qeverinë e Millosheviqit ka pas vend edhe për Rrahman Morinën por jo edhe mbështetje për të. Ne na duhet të fitojmë mandej legjitimiteti do të detyrojë imponimin e Marrëveshjes politike të PDSH-së dhe qeverisjen e saj”, deklaroi Sela, në Tv Globi të Gostivarit.
Nga ana tjetër në dhjetor të këtij viti edhe iniciativa e Ziadin Selës për reformim të PDSH-së ka paralajmëruar kongres ku do të zgjidhen strukturat e PDSH-së së reformuar. I pyetur se a e ka frikë Menduh Thaçin, Sela ka mohuar kategoriskisht këtë gjë, duke thënë se kurrë në jetë nuk ka pasur frikë nga ndonjë njeri, por ai theksoi se ka frikë për të ardhmen e fëmijëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë.
Ziadin Sela vlerësoi figurën e Rufi Osmanit duke vënë theks në të kaluarën e tij kombëtare, burgosjen për shkak të idealit kombëtar, etj. Duke ju përgjigjur pyetjes së njërit nga shikuesit, Sela theksoi se Lëvizja për reformim të PDSH-së është e hapur për Rufi Osmanin dhe të tjerët që janë të gatshëm t’i bashkohen.

Në këtë intervistë, veprimet politike të BDI-së, Ziadin Sela i ka krahasuar me ato të partive komuniste.

Sela ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në spektrin fetar që po ndodhin në trojet shqiptare me përhapjen e radikalizmit fetar. Ai tha se tek shqiptarët nuk ekziston asnjë lloj radikalizmi, ngjarjet që po shohim janë të inskenuara nga shërbime dashakeqe dhe se ato do të izolohen.
Sa i përket kësaj çështjeje në Maqedoni, kryetari i Strugës theksoi se në Maqedoni ka radikalizëm ortodoks dhe se kjo po shihet çdo ditë nga veprimet e qeverisë së Maqedonisë me projektet e saja me kryqe dhe përmendore të tjera me përmbajtje të ngjashme.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Zoteri Sela! Je lidh pas Adnanit, Matoshit , pensionerit Vehbi. Te gjithe keta qe kane shetitur gjithandej partive tjera! Asnjeri prek ketyre skan reputacion pozitiv. Per keqardhje , jane te deshtuar. Ashtu i njeh Mileti. Nuk e di se kush te rrejti dhe kush te mashtroi!!? Se me kete qe bane , i bane keq edhe vehtes por edhe PDSh. Dikush me nje plumb po lukuidon dy.

Back to top button