fbpx

Ja pse duhet të konsumojmë çdo ditë këto ushqime

Nëse jeni te interesuar qe te keni një diete te shëndetshme dhe te pasur me elementet me te nevojshme, ndiqni këshillat e mëposhtme.

1. Shfran indie. E quajtur ndryshe edhe si curcuma, ajo përbën realisht një element shume te shëndetshëm për organizmin. E përdorur edhe si shtese ne ushqime te tjera, ajo është tashme shume e njohur për shijen e veçante qe u jep atyre. Kështu psh ajo mund te përdoret me orizin, supat e ndryshme, pse jo edhe çajrat e ndryshme, sikurse edhe gjate gatimit te bukës dhe zarzavateve te tjera.

2. Molla. Sikurse e dimë te gjithë, nisur edhe nga shprehja e famshme se një molle ne dite e mban mjekun larg, ajo ka shume vlera te jashtëzakonshme saqë e bëjnë atë te dobishme edhe për te mbrojtur organizmin nga iktuset dhe patologjitë te tjera te aparatit kardiorespirator. Aty gjenden ne ekuilibër ideal si uji, fibrat, proteinat, sheqernat dhe kripërat minerale. Molla ka edhe vlera te tjera antianemike dhe diuretike.

3. Hudhra. Është e njohur botërisht e hudhra nuk përfaqëson vetëm një element ushqimor te rëndësishëm, por edhe një ilaç popullor tradicional. Ajo është ne gjendje te luftoje disa gjendje te veçanta shqetësimi qe kalon organizmi. Rekomandohet qe hudhra, për te dhënë efektet e saja pozitive, duhet te merret ne mënyrë te përditshme deri ne katër gram ne dite. Mbetet problemi aromës se saj qe siç dihet nuk është shume e pëlqyeshme.

4. Qepa. Është shume e ngjashme me hudhrën. Ajo përmendet për vlerat e saja antianemike dhe antibakteriale. Ndihmon ne punën e veshkave dhe ul nivelin e sheqerit ne gjak. Përdoret me efektivitet ne gjendjet gripale.

5. Lakra dhe lulelakra. Konsiderohen si perimet me te ushqyeshme qe njihen. Përgjithësisht te gjitha perimet përfaqësojnë ushqime me vlera te mëdha antiinflamatore. Rekomandohen veçanërisht kur janë te freskëta.

6. Farërat e yndyrshme. Te gjitha farërat, si ato te sojës, kungullit, susamit, lulediellit janë te pasura me elemente ushqimore shume te rëndësishme, si acidet e yndyrore, proteinat dhe kripërat minerale.

7. Frutat e thata. Arrat, bajamet, lajthite janë shume te pasura me kalcium, Vitamina E, magnezium, por edhe proteina. Kundërshtojnë stresin, lodhjen dhe simptomat paramenstruale.

8. Zarzavatet me gjethe te medha. Këto përmenden për sasinë e madhe te Vitaminave dhe kripërave minerale. Mënyra me e mire për përgatitjen e tyre është ajo ne forme sallate, por edhe ne përmbajtje te supave.

9. Xhenxhefili. Është me origjine lindore, orientale dhe përdoret kryesisht ne forme pluhuri. Xhenxhifili përdoret shume për përmirësimin e punës se aparatit tretës, zvogëlon gjendje e nauzese dhe parandalon simptomat e te ftohurit, dhimbjen e grykëve dhe kollen.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close