Gjermania merr masa të reja kundër azil-kërkuesve të Ballkanit përfshi Maqedoninë

Gjermania është duke i rishikuar dhe duke i bërë më të ashpër ligjet e azilit për personat nga Ballkani. Sipas Euronews, në Bundestagun gjerman po zhvillohet një debat i madh për ashpërsimin e masave kundër valës së azilkërkuesve. Sipas po të njëjtit burim ndryshimet do të bëhen që Bosnja, Serbia dhe Maqedonia të mund të quhen si vende “të sigurta”, transmeton Portalb.

Sipas deputetëve të Partisë së Gjelbër, ligji nuk duhet të kalojë. Ata madje e kanë kritikuar njërin nga liderët e tyre për shkak se ai ka mbështetur ligjin.

Disa grupe që mbrojnë të drejtat e njeriut ankohen se shumica e azilkërkuesve që vinë nga Maqedonia, Serbia dhe Bosnja janë romë dhe se ata po ballafaqohen me diskriminim në shtetet e tyre amtare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button