Qytetarët në Shqipëri: Pas faljes në xhami do shkojmë të takojmë Papën

Përtej masave të forta të sigurisë që kanë shoqëruar këto ditë rrugën që të çon drejt qendrës “Betania”, vetë banorët e fshatit Bubq, i cili ndodhet në hyrje të Fushë-Krujës, po e presin me kënaqësi vizitën e Atit të Shenjtë.
Në fshatin Bubq ndasitë fetare nuk njihen.

Madje ata na tregojnë se nesër, pasi të bëjnë ritet e faljes në xhaminë e tyre, do të shkojnë me kënaqësi në takimin me Papa Françeskun, tek qendra “Betania” që ndodhet vetëm pak metra larg xhamisë.

Në Bubq, katolikë e myslimanë kremtojnë çdo festë fetare së bashku. Familjet katolike që ndodhen përball xhamisë, dhe ata myslimane në këtë anë, të vetmin dallim kanë vendin ku shkojnë i falen dhe i luten zotit të tyre.

Është kjo arsyeja që myslimanë e katolikë të këtij fshati e presin nesër me emocion vizitën e papa Françeskut, i cili do ta përmbyllë vizitën e tij njëditore në Shqipëri, pikërisht me qendrën katolike “Betania” që përkujdeset për rreth 100 fëmijë jetimë apo me probleme sociale. /Shqiptarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button