Bayerni ndalet nga Behrami

Valon Behrami me shokë ka arritur të ndalë kampionin e Gjermanisë, Bayernin.

Kampionët e Gjermanisë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën e Hamburgut, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Bundesligës.

Me këtë rezultat Bayern Munchen qëndron përkohësisht në krye të tabelës me 8 pikë, po aq sa ka edhe Paderborn dhe Hoffenheim, ndërsa ekipi i Valon Behramit është në vend të parafundit me vetëm 2 pikë./ Portalb

Ndeshjet tjera të zhvilluara në kampionatin gjerman përfunduan kështu:

Augsburg 4 – 2 Werder Bremen
Hamburger SV 0 – 0 Bayern Munich
Paderborn 2 – 0 Hannover 96
Schalke 04 2 – 2 Eintracht Frankfurt
VfB Stuttgart 0 – 2 Hoffenheim http://sport.albeu.com/video-lajme/ndalet-bayerni-schalke-barazon-me-9-lojtare-video/170794/

Lajme të ngjashme

Back to top button