Ora e ardhshme inteligjente e Samsung mund të ketë skanues për shenjat e gishtërinjve

Këtë vit, kompania teknologjike Samsung ka qenë shumë aktive në tregun e orëve inteligjente. Deri tani Samsung ka prezantuar orët Gear 2, Gear 2 Neo, Gear Live dhe Gear S. Sipas disa informacioneve që vijnë nga një raport në Korenë e Veriut, Samsung, do të prezantojë një orë inteligjente të re në Kongresin Botëror të Telefonave në vitin 2015.

E veçanta e kësaj ore është sensori për njohjen e shenjave të gishtërinjve, i cili funksionon i pavarur nga një telefon.

Sipas këtij raporti kjo orë inteligjente jo vetëm që do të punojë plotësisht e pavarur nga një telefon inteligjent, por edhe do të jetë në gjendje të bëjë pagesa online.

Mendohet që Samsung do të bashkëpunojë me Paypal për këtë gjë. Këto dy kompani kanë bashkëpunuar së bashku për krijimin e një sistemi për të bërë pagesa nëpërmjet sensorit të gishtërinjve të Galaxy S5.

Ora gjithashtu do të jetë e pajisur me një sistem, i cili ju njofton për ofertat e dyqaneve që ju rrethojnë, kështu që ju mund të blini produkte të ndryshme pa u munduar deri tek dyqani përkatës. Ky shërbim do të jetë i gatshëm vetëm në 50 shtete.

Kjo orë mund të jetë kundërpërgjigja e Samsung kundrejt orës inteligjente Apple Watch, e cila do të hidhet në treg fillimin e vitit që vjen. Samsung shpreson se sensori i shenjave të gishtërinjve në këtë orë do të bëjë ndryshimin kundrejt asaj të Apple. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button