Vajza e Berishës operohet në spitalin publik

Duket se qeverisja e Edi Ramës ka bërë një punë mjaft të mirë në spitale, ndryshe nga çfarë thotë Sali Berisha, pasi vajza e tij ka kryer një ndërhyrje në spitalin publik. Argita ka qënë në dorën e sigurtë të bluzave të bardha, teksa ajo i është nënshtruar një operacioni në tëmth.

Pas kësaj ndërhyrje, një vizitë i kanë bërë edhe prindërit e saj, e ndërsa tashmë ajo është larguar nga spitali. Argita Berisha, përpara dy ditësh ka kryer një operacion dhe këtë ka zgjedhur ta bëjë në spitalin publik “Nënë Tereza”.

Mësohet se ajo është shtruar pasditen e së enjtes, për t’iu nënshtruar një operacioni në tëmth. Ndërhyrja kirurgjikale është kryer nga mjeku Arben Beqiri, në po të njëjtën ditë.

Gjatë kohës së qëndrimit në spital, ajo është vizituar edhe nga prindërit e saj, Sali dhe Liri Berisha. Meqënësë operacioni ka qenë i lehtë, Argita ka lënë spitalin dje paradite. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button