Neziri pa përgjigje për heqjen e Korridorit 10 nga lista e prioriteteve të BE-së

Korridori 10 që duhet të përfshijë vendin tonë, Serbinë dhe Greqinë, fshihet nga harta e projektit të BE-së. Ky projekt nuk është në listën me prioritet për financim nga BE-ja. Ministri i ekonomisë  Bekim Neziri refuzoi ta komentojë informacionin se korridori 10 nuk është në listën me  prioritet për mbështetje financiare nga BE-ja.

‘Do të doja që çështjet që nuk janë temë e sotme t’i lemë për ndonjë konferencë tjetër për shtyp’, tha Bekim Neziri ministër i ekonomisë

Nga Ministria e transportit dhe lidhjeve për Alsat M thonë se ndërtimi i korridorit 10 në vendin tonë nuk cenohet. Korridori është në listën e Unionit, por në pjesën që  ka të bëj me vendet e Ballkanit perëndimor.

Lajme të ngjashme

Back to top button