Përurohen disa rrugë në Batincë të Komunës së Studeniçanit

Komuna e Studeniçanit të shtunën në mënyrë solemne ka përuruar dhe lëshuar në përdorim disa rrugë lokale në fshatin Batincë, projekte këto të cilët kanë gjetur mbështetjen financiare edhe të Ndërmarrjes për menaxhim me mbeturian “Drislla” dhe qytetit të Shkupit.

Në përurimin dhe lëshimin në përdorim të këtyre rrugëve së bashku me kryetarin e komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki kanë qenë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit z.Koce Trajanovski, drejtori i Ndërmarrjes “Drislla”, z.Goran Angellov si dhe koncensionerët e ri Italian të Ndërmarrjes “Drislla”.

Përurohen disa rrugë në Batincë të Komunës së Studeniçanit

Me këtë rast solemn kryetari Sadiki theksoi para qytetarëve se kur ja filluam ndërtimin e rrugëve në fshatin Batincë para një viti ishim të vetëm, ishte vështirë sepse gjithandej ishte shumë keq, të gjitha rrugët ishin të shkatërruara, me shumë baltë dhe me shumë pluhur. Por ne ishim të vendosur dhe për atë arsye na u bashkangjitën edhe qytetarët e këtij vendbanimi, mandej na u bashkangjit bashkësia e biznesit lokal, me ndihmë direkte me makineri, punë dore dhe material ndërtimi.

“Ajo që për shumë kënd ishte e pamundur, u bë realitet dhe këto rrugë lokale të gjitha u përgaditën për asfalltim. Ndërmarrja për deponimin e mbeturinave ‘Drislla’ na qëndrojë besnik dhe e realizojë premtimin që na e dha kur i filluam punimet e ndërtimit të rrugës. Kushti i tyre ishte që ne rrugët ti pregadisim për asfaltim dhe ne atë e bëmë. Ata pastaj e financuan komplet asfaltimin e këtyre rrugëve. Unë dhe qytetarët e Komunës së Studeniçanit u jemi mirënjohës dhe shumë falënderuesë për këtë ndihmë të madhe që na e dhanë. Njëkohësishtë e falënderojmë edhe kryetarin e qytetit të Shkupit për bashkëpunimin e mirë dhe përkrahjen që na e jep vazhdimishtë”, theksoi kryetari Sadiki.

Kreu i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski vlerësojë se së bashku pretimiet më mirë matrijalizohen dhe realizohen. “Do të vazhdojmë edhe më tej të ndihmojmë qytetarët në bazë të përgjegjësive që kemi ndaj shoqërisë”, tha ai.

Nga ana tjetër drejtori i Ndërmarrjes “Drislla”, Goran Angellov potencoi se do të vazhdohet edhe më tej me ndihma të tilla ndaj qeverisjes lokale.

“Gjatë dy decenjeve të kaluar efektetet negative të Ndërmarrjes “Drislla” i kanë ndjerë për së afërmi banorët e Batincës, por ne si kompani me përgjegjësi ndaj qytetarve dhe shoqërisë së pari i kemi ndaluar efektet negative dhe tash po i ndihmojmë komunës në realizimin e projekteve që janë me interes për qytetarët e saj”, nënvizoi Angellov.

Ndërkaq për bashkëpunimin e sukesshëm midis Komunës së Studeniçanit, Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes “Drislla”, kryetari Sadiki ndau mirënjohje për kryetarin e qytetit të Shkupit z.Koce Trajanovski dhe drejtorin e Ndërmarrjes “Drislla”, z. Goran Angellov.

Lajme të ngjashme

Back to top button