Drejtori i shkollës së Nerashtit reagon ndaj kritikave të Ademit

Pas akuzave që ministri i arsimit Abdilqaim Ademi u bëri drejtorëve të shkollave për infrastrukturën e keqe dhe mungesën e projekteve, reagojnë këta të fundit. Në fakt drejtori i Shkollës Fillore ‘Ismail Qemali’ në Nerasht të Tetovës hodhi poshtë akuzat e ministrit Ademi duke thënë se me projekt konkret për meremetimin e çatisë së shkollës ka konkurruar në Ministri të Arsimit, por ka marrë përgjigje negative, me arsyetimin, se nuk ka mjete të mjaftueshme, transmeton Alsat M.

‘Nga ministria kemi përgjigje negative, thonë se është investuar në Nerasht, kemi shkolla tjera që janë më keq se kjo shkollë, sepse e shohin se është në këmbë kulmi por kur do bjer atëherë do kemi punë tjera. Unë falënderoj ministrin që ka gjetur gjuhë të përbashkët për këtë punë sepse unë e kam projektin e gatshëm dhe që nesër mundë ta dorëzoj atë’, deklaroi Azir Mustafa, Drejtor i Sh. F. ‘Ismail Qemali’, Nerasht

Kulmi i Shkollës Fillore të fshatit Nerasht ku mësojnë rreth 26o nxënës, mbahet nga drunj të kalbur, ndërsa drejtori thotë se si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës, i njëjti mund të shembet.

Lajme të ngjashme

Back to top button