Thaçi: Në PDSH nuk ka vend për avanturistë të ndryshëm (VIDEO)

Mbrëmjen e së premtes në restorantin “Karshiaka” në Studeniçan, dega e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Karshiakë mbajti kuvend zgjedhor ku për kryetar të ri u zgjodh Sedat Rushidi. Punimet e kuvendit i ndoqi edhe Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, struktura partiake e degës dhe mysafir të tjerë.

I nderuari kryetar i partisë, me angazhimin e palodhshëm të të gjithë neve do të bëjmë përpjekje maksimale që në betejat politike të dalim faqebardhë. Shfrytëzojë rastin të theksoj se dega e RDSH-së dhe dega e FGSH-së do të kenë respektin më të madh, si nga ana ime si kryetar dege ashtu edhe nga kryesia e degës. Do të bashkëveprojmë bashkërisht duke i ruajtur specifikat e secilit, tha kryetari i degës së PDSH-së në Karshiakë Sedat Rushidi.

Ndërsa kryetari i deritanishëm i degës së PDSH-së në Karshiakë Azem Sadiki i cili njëherit është edhe anëtar i kryesisë së PDSH-së dhe kryetar i Komunës së Studeniçanit theksoi se angazhimi i tij do jetë edhe më i fuqishëm në artikulimin e politikave të PDSH-së dhe mbështetjes që do i jep kryetarit dhe kryesisë së dëgës së PDSH-së në Karshiakë.

Nuk jam ithtarë i fjalëve, por jam ithtar i punës. Besoj se unë bashkë me kryesinë e re të degës dhe në bashkëpunim të ngushtë me kryesitë të nëndegëve dhe kryesinë qendrore do të arrijmë ti realizojmë qëllimet tona. Me fitoren e PDSH-së ne e rikthejmë krenarinë dhe dinjitetin e shqiptarëve, tha Sadiki.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ne politik nuk ka vend për politikan të shekullit të kaluar.Mendu ik populli te ka thën me vot shume her.

Back to top button