fbpx

Hasit po i ecën mirë, së shpejti seleksionues

Besnik Hasi shihet si selektor i ardhshëm i përfaqësueses së Belgjikës, pas suksesit që po tregon me skuadrën mbretëror belge, Anderlechtin. Sipas ueb faqes dhnet.be, ish reprezentuesi i Kombëtares shqiptare mund të jetë pasardhës i Marc Wilmots.

“Besnik Hasi që prej marrjes së drejtimit të Anderlechtit, ka heshtur të gjithë kritikët. Shqiptari ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës dhe ka e rikthyer atë drejt sukseseve, duke lënë nën hije paraardhësit e tij, Jacobs dhe Jogn va nden Brom. Klubet evropiane mund të mendojnë për të. Ai mund të bëhet njëri nga pasuesit e mundshëm të Mark Wilmotsit”, shkruan dhnet.be.

Më herët, Hasi ka qenë një nga kandidatët për postin e selektorittë Kombëtares shqiptare, por në fund kjo detyrë i është besuar, Gianni De Biasim i cili aktualisht i drejton kuqezinjtë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close