Manifestimi “Çarshia dhe miqtë”

Muhabetet e Çarshisë, llokum-ahengjet, degustim të djathërave dhe verërave, performanca kulturore, biznes takime, kontakte joformale, shoqërime,… do të ofrojë manifestimi i sotëm “Çarshia dhe miqtë” që e organizojnë Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Oda Ekonomike Bullgari-Maqedoni me mbështetje të Komunës së Çairit.

Ideja e biznesmenëve është që ta promovojnë iniciativën për bërje brend të Maqedonisë nga Çarshia e Vjetër e Shkupit ose, siç thonë, Çarshia të bëhet pjesë e hallkës rajonale të ofertës turistike botërore.

“Në Çarshi duhet të kthehen bizneset familjare të cilat kanë qenë traditë dhe e kanë bërë të njohur përmes promovimit intensiv të vlerave ekonomike. Çarshia nuk guxon të mbetet sfidë lokale, vend i cili vetëm periodikisht do ta zgjojë interesin e qytetarëve dhe turistëve”, është qëndrimi i afaristëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button