71-vjeçarja nga Kërçova, regjistrohet në fakultet

Elena Bozinovska, me 71 vitet e saja dëshmoi se në jetë asnjëherë nuk është vonë për asgjë.
Siç njoftojnë mediat maqedonase, 71-vjeçarja kërçovare është brucoshja më e vjetër në Maqedoni në këtë vit akademik.

Para se të dalë në pension, Elena është shquar si një nga gjykatëset më të rrepta në Gjykatën Themelore të Kërçovës.

Në moshën 27 vjeçare ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup. Ajo tani ka vendosur të bëhet teknolog-nutriciste dhe beson se me kohë do t’i japë të gjitha 14 provimet.

Studentët tjerë dhe profesorët e fakultetit në Kërçovë janë krenarë për të dhe besojnë në ambiciet e saja.

Elena nga kolegët e saja pret ndihmë dhe bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Back to top button