Ashton: Urime Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për transmisionin e energjisë elektrike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një njoftim të kabinetit të Ashton, thuhet se arritja e kësaj marrëveshja është një hap para në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

“Me këtë marrëveshje, marrëdhëniet në fushën e energjetikës në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të normalizohen, ndërsa rrjeti elektro-energjetik në Kosovë do të mund të luaj rolin e saj në menaxhimin e transmisionit”, thuhet në këtë njoftim.

Sipas Ashton, tashmë është i hartuar edhe plani operacional për zbatimin e kësaj marrëveshje i cili është nënshkruar vitin e kaluar gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por i cili nuk është zbatuar deri më tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button