Miley Cyrus rrezikon burgun pas kërcimit provokues

Gjatë koncertit të mbajtur të martën e kaluar në Arena Monterrey, në Meksikë, ylli i muzikës pop ka provokuar me lëvizjet e saj gjatë kërcimit me një balerin që mbante flamurin e Meksikës.

Episodi ngriti majft polemika për kërcimin e saj twerk, madje u mor dhe më seriozisht nga autoritetet pasi të martën me 16 shtator në Meksikë festohej pavarësia e vendit.

Ish Hanna Montana rrezikon të përballet me një gjobë prej 1 mijë e 200 dollarësh dhe deri në 36 orë burg, një ndënim ky i rezervuar për ata që kryejnë përbuzje të flamurit meksikan.

Ministria e brendshme meksikane tashmë ka hapur një hetim për sjelljen e artiset pas episodit që ndodhi në skenë.

Lajme të ngjashme

Back to top button