Ebola kërcënim për paqen dhe sigurinë

Kombet e Bashkuara do të krijojnë një komision të posaçëm për të luftuar Ebolën në Afrikën Perëndimore ku shtetet më të prekura janë Liberia, Guinea dhe Sierra Leone.

Këshilli i OKB-së deklaroi se përhapja e virusit vdekjeprurës është një “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Në një sesion të posaçëm, Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon tha se ai do të emërojë një të koordinator për të kryesuar OKB-në në “Misionin emergjent për Ebolën” që do të nxisë një mobilizim të shpejtë dhe masiv të burimeve financiare, njerëzore dhe logjistike.

“Kjo situatë e pashembullt kërkon hapa të paprecedentë për të shpëtuar jetë dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë”.

Ky mision ndërkombëtar, që do të njihet si Misioni i Kombeve të Bashkuara për t’iu përgjigjur emergjencës Ebola, do të ketë pesë prioritete: Parandalimin e sëmundjes, trajtimin e të infektuarve, sigurimin e shërbimeve thelbësore, ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e mëtejshëm të këtij virusi.

Këshilli prej 15 anëtarësh miratoi në unanimitet një rezolutë hartuar nga SHBA-të që u bën thirrje shteteve që të kontribuojnë në izolimin e mëtejshëm të vendeve të prekura nga virusi duke kufizuar qarkullimin e njerëzve në aeroporte dhe kufi.

Rezoluta u bashkësponsorizua nga rreth 130 shtete dhe kjo është hera e tretë në historinë e saj që këshilli i OKB-së ka ndërmarrë një vendim të tillë mbi krizën e shëndetit publik pas dy rezolutave për SIDE-n.

Veprimi i Kombeve të Bashkuara vjen pas planit të SHBA-vë për të dërguar 3.000 ushtarakë për të ofruar asistencë mjekësore dhe ndërtuar 17 qendra spitalore në Afrikën Perëndimore.

Ndërsa Kuba, Kina, Britania si dhe shumë shtete të tjera kanë premtuar se do të ofrojnë mbështetjen e tyre me personel mjekësor dhe ndihma financiare./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button