Prokuroria konfirmon raportet: Nuk pati helmime

Merr epilog rasti i helmimeve në shkollën e mesme ekonomike komunale në Gostivar, që ndodhi më 14 shkurt të këtij viti. Vendim që ka siguruar Tv2, nuk ka nxjerr asnjë fajtor mbi rastin, sepse pas kryerjes së ekspertizës dhe pranimit të raporteve nga institucionet kompetente, prokuroria publike ka ardhur në konkludimin se nuk ka indikacione konkrete për të vijuar me prokurimin e lëndës. Rezultatet e hetimeve kanë treguar se në mjediset e shkollës nuk ka pasur prani të materies së panjohur që dyshohej të jetë lëndë me përbërje toksike. “Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, informon se pas fletëparaqitjes nga Stacioni Policor, për rastin e ndodhur në shkollën e mesme ekonomike komunale në Gostivar më datë 14 shkurt 2014, me ç’rast më tepër persona u ankuan për gjendjen shëndetësore, procesin hetues e zbatoi Prokuroria Publike e Gostivarit. Prokuroria dha urdhër të kryhet ekspertizë e veshjeve të personave të dëmtuar, dhe kreu ekspertizë në objektet e shkollës. Pas marrjes së mostrave nga muret në mjediset e shkollës, njësia e krim teknikës e kreu analizën e nevojshme, dhe me instrumentin e quajtur “gaz-masë spektromatës”, u konstatua se nuk ka pasur rezultate që do të tregonin praninë e materies së panjohur”, thuhet në përgjigjen me shkrim të siguruar ekskluzivisht nga Tv2 prej shërbimit për informim të Prokurorisë Publike të Maqedonisë. Më tej thuhet se: “pas ekspertizës mbi veshjet e personave të dëmtuar, është kryer edhe ekzaminim i pranisë së gazrave të metan dhe propan butan me përdorim të detektorëve të gazit, por edhe aty nuk janë gjetur rezultate pozitive”. “Në bazë të ekzaminimit konkret, u konstatua se nuk ka prani të gazrave metan dhe propan butan në mjediset e shkollës”, vijon përgjigja. Është bërë edhe ekspertizë në gjak dhe urinë nga 16 pacientë të cilët u ankuan për shqetësime të shkaktuara nga substanca të panjohur në mjediset shkollore. “Prokuroria Publike e Gostivarit, dha urdhër deri tek Instituti i mjekësisë ligjore, kriminologjia dhe deontologjia mjekësore në Shkup, që të bëhet ekspertizë në gjak dhe urinë të marrë nga 16 pacientë të cilët u ankuan për shqetësime të shkaktuara nga substanca të panjohur në mjediset shkollore. Nga rezultatet e pranuara nga ekspertiza dhe analizat toksikologjike, analizat e gazit, gjakut dhe urinës, u konstatua se tek 16 pacientët e ankuar, parametrat e përmendura janë në kufijtë e normales, respektivisht se nuk ka prani të substancave kimike që do të ndikonin në vlerat referente”, vijon përgjigja nga Prokuroria Publike në Shkup, nga ku thuhet se: “Pas kryerjes së ekspertizës dhe pranimit të raporteve, prokurori publik kompetent për rastin në fjalë, ka ardhur deri tek vendimi se nuk ka vend për trajtim të lëndës nga ana e prokurorit publik”, transmeton Tv2.

Retrospektivë shtatë muaj pas rastit  

Raportet nga Klinika Toksikologjikedhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, mbi rastin e ndodhur në këtë shkollë, u kundërshtuan ashpër nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës. Pas publikimi të raporteve nga institucionet gjegjëse, u prononcua edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili insistoi që institucionet kompetente të sqarohen në mënyrë plotësuese mbi përmbajtjen e lëndës që shkaktoi helmimin e rreth personave. Nxënësit dhe kuadri mësimdhënës, në ditën kur ndodhi rasti, u ankuan se kanë ndjerë lodhje, djegie të syve, kraharorit dhe u janë marrë mend. Ata deklaruan se papritmas kishin filluar të kollitet. Këtë e pohoi edhe drejtori i Klinikës për Toksikologji, Andon Çibishev, i cili atëherë deklaroi se: “gjatë pranimit të pacientëve në klinikën toksikologjike, ata janë ankuar për probleme dhe vështirësi shëndetësore që janë manifestuar me djegie të syve, problem me frymëmarrjen dhe shqetësim”. Më të prekur nga ngjarja që ndodhi në shkollën e mesme ekonomike, ishin pikërisht nxënësit. Numri i tyre arriti në 60. Në ditën kur ndodhi rasti, u raportuar se shtatë mësimdhënës kishin kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit. Disa nga ato, madje u dërguan në Klinikët Toksikologjike në Shkup. Nga mbikëqyrja e xhirimeve nga kamerat e sigurisë të vendosura në hapësirat e brendshme të shkollës së mesme ekonomike në Gostivar, është konstatuar se në ditën kur ndodhi helmimi i nxënësve dhe mësimdhënësve, në mjediset e shkollës nuk ka hyrë asnjë person nga jashtë. Informata u konfirmua nga drejtoresha e shkollës, Jovanka Ognjanoska”, raporton Tv2. Tre ditë pas rastit, pasi u krye dezinfektimi në mjediset e brendshme të shkollës, procesi edukativo arsimor iu kthye normalitetit. Në lidhje me rastin që ndodhi më 14 shkurt, në opinion nuk munguan edhe reagimet nga qarqet të ndryshme politike, ku kërkohej mos politizimi dhe zbardhja e plotë e rastit. Prokuroi që udhëhoq me lëndën ishte Ahmet Ahmeti, njëherit edhe koordinator në Prokurorinë Publike në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Back to top button