fbpx

Arrestohen disa doganierë

Në një aksion të përbashkët mes policisë dhe doganës pasditen e djeshme janë arrestuar disa doganierë për keqpërdorim të pozitës së tyre zyrtare.

Sipas informatave të para të MPB-së, të arrestuarit kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe gjithashtu janë të dyshuar për vjedhje nga depoja ku rruhen mjetet e konfiskuara, për të cilat zhvillohet një procedurë.

Nga kontrolli i brendshëm doganor thonë se të dyshuarit kanë vjedhur sende me vlerë, duke i zëvendësuar origjinalet me ato false.

Sot MPB do të dal me më shumë detaje dhe informacion në lidhje me këtë aksion.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close