Popullsia e botës pritet të rritet në 11 miliardë

Popullsia e botës pritet të arrijë shifrën 11 miliardë në vitin 2100, zbulon një studim i fundit. Kërkuesit në Universitetin e Uashingtonit dhe të Kombeve të Bashkuara kanë llogaritur numrin e njerëzve që do të presin kapërcimin e shekullit të XXI.

Sipas përllogaritjeve të tyre, numri i popullsisë në botë deri në fund të këtij shekulli pritet të arrij 11 miliard njerëz. Vlerësimet e mëparshme konstatonin se rritja e popullsisë do të ngadalësohet në dekadat e ardhshme për të arritur rreth 9 miliardë njerëz deri në fillim të shekullit të XXI. “Gjatë 20 viteve të fundit apo më shumë thuhej se popullsia e botës, e cila është aktualisht rreth 7 miliard, do të shkojnë deri në 9 miliardë dhe nivelit ndoshta numri do të jetë drejt rënies. Por ne kemi gjetur të kundërtën”, tha Adrian Raftery, profesor i statistikave dhe i sociologjisë.

Popullsia e zmadhuar në këto shifra pritet të sjellë presion të madh mbi burimet tashmë të kufizuara ushqimore dhe të kujdesit shëndetësor. Afrika pritet të regjistrojë shtim të popullsisë në dekadat e ardhshme. Kontinenti aktualisht numëron rreth 1 miliardë njerëz. Nga 2100, rreth 3,5 deri 5 miliardë njerëz do të jetojnë në Afrikë ndërkohë që më parë besohej se normat e ulëta të fertilitetit në disa vende afrikane do të rezultonin me një rritje të ngadaltë të popullsisë.

Megjithatë, disa vende të tilla si Nigeria kanë parë një rritje të madhe në pjellori dhe pritet që numri i popullsisë të rritet në këtë shtet. Popullsia në Azi do të arrijë kulmin në rreth 5 miliardë njerëz deri në vitin 2050 dhe më pas mund të ketë ngadalësim, thekson studimi. Ndërkohë popullsia në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Amerikën Latine parashikohet të qëndrojë nën 1 miliard persona. Sipas studiuesve, ndihmë do jenë vetëm dy gjëra, kontraceptivët dhe arsimimi i vajzave, të paktën për të ndihmuar trajtimin e popullsisë në disa vende. Studimi është publikuar dhe në revistën prestigjioze ‘Shkencë’. (Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button