Kosova kundër Serbisë në kualifikime hendbolli

Ajo që pak është pritur edhe ka ndodhur në kualifikimet e kampionatit evropian për hendbollistet U-19, Kosova do të përballet me Serbinë.

Shorti i kualifikimeve për kampionatin evropian të hendbollit për grupmoshën deri 19 vjeçare (U-19) ka sjellur ballë për ballë në një grup përfaqësuesen e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Hendbollistet kosovare të kësaj grupmoshe për herë të parë do të marrin pjesë në kualifikimet e kësaj kategorie.

Të dy ekipet përfaqësuese janë pjesë e grupit eliminator 3, ku bëjnë pjesë edhe Rumania e Sllovakia.

Edhe në garat e kupave evropiane janë përballur në hendboll skuadra nga Kosova dhe Serbia, por kjo është herë e parë që në një sport ekipor olimpik të ketë përballje ndërmjet dy shteteve.

Kosova madje ka mundësinë që të jetë nikoqire e turneut kualifikuese të këtij grupi, që duhet të organizohet prej 17 deri më 19 prill 2015. Euro 2015 i U-19 mbahet prej 23 korrik deri më 2 gusht 2015 në Spanjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button