Rreziqet e çamçakëzit, ja çfarë duhet të dini para se ta përtypni

Çamçakëzi i mbron dhëmbët nga kariesi, por nga ana tjetër ai mund të sjelle edhe probleme të mëdha. Ja katër arsye pse nuk duhet të abuzoni me të.

Çamçakëzi dëmton amalgamën e dhëmbëve tuaj

Amalgami dentar i cili përdoret për të penguar kavitetet e shkaktuara nga kariesi, përbëhen nga 50% pluhur aliazhi argjendi, eteni, bakri dhe zinku dhe 50% pluhur merkuri. Gjate përtypjes, ky amalgam (edhe pse nuk përdoret shpesh në ditët e sotme, të gjithë kemi nga një mbushje të tillë) çliron një pjesë të merkurit i cili me pas gëlltitet me anë të pështymës. Sigurisht që sasia nuk mund të jetë toksike dhe nuk përben problem për organizmin. Por nëse nuk doni që amalgami të prishet shpesh mos abuzoni me përtypjen e çamçakëzit.

Përtypja e çamçakëzit mund të sjellë probleme mandibulare

Artikulacioni temoro-mandibular (pjesa e nofullës) është një nga me komplekset e trupit tonë. Ne kemi dy të tilla të vendosura nga secila anë e fytyrës, përpara veshëve. Gjate përtypjes tek ato ushtrohet mjaft trysni, prandaj nëse teprohet, muskujt mund të tkurren. E gjithë kjo mund të pasohet me dhimbje koke, dhimbje dhembesh apo edhe dhimbje veshësh. Nëse doni të përtypeni patjetër me mirë hani një molle sesa çamçakëz.

Përtypja e çamçakëzit shton nepsin për të ngrënë ushqime te yndyrshme

Sipas një studimi të fundit, përtypja e një çamçakëzi më shumë mente mund të ndryshoje shijen e disa ushqimeve. Ai mund t’i beje frutat dhe perimet të duken të hidhura, çka mund të na nxitë të konsumojmë ushqime të yndyrshme. Mos e konsumoni atë para buke, por lëreni pas çdo vakti. Kjo do mundësojë tretjen më të mirë të ushqimit dhe do ju pastrojë dhëmbët.

Përtypja e çamçakëzit mund te acaroje zorrët

Çamçakëzi mund të irritojë zorrët. Duket sikur është thithur shumë ajër dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje barku apo edhe fryrje e gazra.

Lajme të ngjashme

Back to top button