Me zink kundër barkqitjeve

Preparatet e zinkut mund t’u ndihmojnë fëmijëve të cilët kanë barkqitje, por me kusht që ata të kenë më shumë se gjashtë muaj.

Studimi i cili është realizuar në Azi, Amerikë Jugore dhe Afrikë, ka treguar se zinku zvogëlon kohëzgjatjen e barkqitjeve, transmeton Telegrafi.

Barkqitja është shkaktar i shpeshtë i vdekjes te fëmijët e moshave ndërmjet gjashtë muaj dhe pesë vjet në vendet në zhvillim.

Barkqitjet kanë shumë shkaqe, si brenda dhe jashtë aparatit tretës. Por në moshat e vogla mund të shfaqet dhe për shkaqe në dukje të parëndësishme si për shembull dhënia e lëngje të frutave me shumë sheqer ose tepër të koncentruar, apo dhe ushqimeve që nuk i përshtaten moshës.

Zinku është mineral i cili ka rol të rëndësishëm në zhvillim e trupit si edhe në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe atij imun. Por, studimet kanë treguar se 30% e fëmijëve jo të varfër të moshës 1-5 vjeç marrin 70% më pak zink se doza ditore e rekomanduar.

Burimet kryesore të zinkut janë pemët me lëvozhga, farat, drithërat integrale, bishtajat, mishi i kuq, peshku dhe produktet e qumështit. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button