Shkëndija pa Muratin në Manastir

Mbrojtësi i djathtë Mevlan Murati ka pësuar lëndim dhe nuk do të jetë në disponim të stafit teknik në ndeshjen e xhiros së 8-të me Pelisterin në Manastir.

Murati u dëmtua në takimin me Sileksin, ndërsa kontrollet mjekësore rekomandojnë pushim prej dy-tre ditëve. Si pasojë, shefi i stafit teknik Ardian Kozniku detyrohet të gjejë alternativë për pozitën e mbrojtësit të djathtë, kur dihet se për shkak të lëndimit më serioz sezoni vjeshtor tani më është i mbyllur për Egzon Bejtullai.

Lëndimi i Muratit është një mungesë e madhe për takimin në Manastir, kur dihet se do të mungojnë edhe Selmani dhe Bejtullai, ndërsa edhe pse kanë nisur me stërvitje ende nuk janë të gatshëm Zhunior dhe Krleski. Sipas parashikimeve të ekipit mjekësor, Murati pritet të kthehet në stërvitje të hënën dhe me shumë gjasa do të jetë i gatshëm për takimin me Vardarin në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button