Jep të fejuarën me qera, për të blerë “iPhone”-in e ri

Një student në Kinë është gati të bëjë edhe këtë çmenduri, vetëm për të pasur telefonin e ri të “Apple”.

Sapo ka dalë “iPhone 6” dhe fantatikët e Apple, menjëherë kanë rënë në sy në të gjithë botën, duke u bërë protagonistë të episodeve vërtet kuriozë. Më i fundit vjen nga Kina, ku një student prej Shanghai është i gatshëm të ofrojë me qira të fejuarën, vetëm për të pasur një model të “smartphone”-it të sapodalë.

Madje për të siguruar fondin e blerjes së ‘iPhone 6″, ai ka nxjerrë një lajmërim me tarifat orare: 1 euro për një orë, 5 euro për një ditë dhe 50 euro për një muaj. Në njoftimin e publikuar edhe ‘online’, janë përfshirë edhe një biografi e vogël e vajzës dhe informacionet rreth gjatësisë e peshës.

Lajme të ngjashme

Back to top button