S’ do lejohen në Shqipëri ditën e vizitës së Papës, lista “wanted” në pika kufitare (Video)

Autoritetet shqiptare kanë në dorë një listë me personat të cilët nuk duhet të jenë brenda territorit të Shqipërisë ditën e vizitës së Papa Franceskut.

Lista me emrat dhe fotot e personave të skeduar si ekstremistë është hartuar nga Shërbimet Inteligjente të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Ndërkohë për të garantuar sigurinë gjatë vizitës së Papës veç masave të agjencive shqiptare, në Tiranë prej muajsh po veprojnë edhe agjentë të shërbimeve të huaja.

Shërbimi inteligjent i Kosovës i ka përcjellë autoriteteve shqiptare një listë me ermat e personave të cilët nuk duhet të shkelin në Shqipëri deri në momentin e largimit të Papa Franceskut, nga Tirana.

Burime të Ora-News, kanë sqaruar se këto indivitë janë të skeduar si ekstremistë dhe për të shmangur çdo lloj rreziku, është parë e udhës që këta shtetas kosovar  të  mos hyjnë në vendin tonë.

Mësohet se ky veprim është ndjekur dhe nga pala maqedonase dhe ajo malazeze, ku fotot dhe emrat e personave që shikohet si rrezik i mundshëm, për vizitën e Atit të Shenjtë në Shqipëri.

Kjo kërkesë nga ana e këtyre tre shteteve për Shqipërinë vjen, pasi në pikat doganore kur hyhet në Shqipëri vetëm pala shqiptare mund t’i kontrollojë.

Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi,nuk ka të drejtë t’i kthejë mbrapa, gjë e cila i është kërkuar nga autoriteteve shqiptare.

Mësohet se shumica e personave që do të hyjnë në Shqipëri në datën 21 shtator, ditë kur Papa Francesku i Parë do vizitojë Tiranën, do të jenë pikat kufitare me tre shtetet e sipërcituara.

Ndërkohë në Tiranë vazhdojnë përgatitjet e të gjitha agjensive ligjzbatuese,për të pasur një vizitë të sigurtë të kreut të Vatikanit, në vendin tonë.

Ky shkëmbim informacioni mes agjencive inteligjete dhe ligjzbatuese mes 4 vendeve vjen,pas lajmit se prej disa muajsh edhe shërbimi sekrete të huaja ndodhen në Shqipëri, për mbarëvajtjen e vizitës më të rëndësishme të vitit./ OraNews

Lajme të ngjashme

Back to top button