Kryeministria përgënjeshtron lajmin: Nuk ka pasur incident me eskortën e Ramës

Para pak minutash filloi të qarkullojë një lajm, sipas të cilit rreth orës 01:12 të së premtes, një automjet kishte aksidentuar eskortën e kryeministrit Rama, pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet.

Sipas raportimeve thuhej se, aksidenti kishte ndodhur në kohën kur Rama ishte nisur drejt qytetit të Durrësit, dhe vetëm tri minuta më pas, forcat e policisë kishin arrestuar personin me iniciale M.C., që kishte tentuar të krijonte këtë incident.

Por, burime zyrtare nga Kryeministria njoftojnë se ky lajm nuk është i vërtetë.

Nuk dihet ende burimi i këtij lajmi të sajuar dhe arsyet e sajimit të një “incidenti” të tillë, por duhet të ketë qenë thjesht një shaka që më pas u kthye në një lajm duke qarkulluar nëpër media të ndryshme./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button