Për një dukje sa më të mirë gjatë orarit të punës

Si t’i mbajmë flokët në një ditë pune….Kujdesi për veten është një nga gjërat më të rëndësishme që tregojnë vajzat, por kujdesi për flokët duket sikur është pjesa më e vështirë. Kjo ndodh sidomos kur bëhet fjalë për një ditë pune. Cilat janë disa nga modelet më të përshtatshme, por edhe elegante të sugjeruara nga ekspertët…

Flokë të mbledhur
Në një ditë pune ajo që sugjerojnë shpesh ekspertët e modës është një look sa më i thjeshtë dhe i rafinuar. Kështu një nga modelet e para që ofrohet është ai flokëve të kapura, kryesisht nëse flokët janë ngjyrë e hapur si biond apo lajthi. Një look i tillë do të kombinohej me një look sa më natyral. Në të kundërt ‘make up’ do të ishte pudër dhe buzë të kuqe.

Flokë i shtrirë
Floku i shtrirë dhe i krehur sa më mirë do të ishte një tjetër model prefekt për në punë. Në stinën e verës ka më shumë shanse që flokët të rrinë më mirë. Nuk ka lagështi dhe koha është perfekte për t’u kujdesur për veten e sidomos për flokët.

Sipas modës Versaçe
Versaçe ,ndërkohë do të sugjeronte diçka tjetër për një look sa më të rehatshëm. Flokë të shpupuritur me një ‘make up’ sa më natyral. Grimi i syve me ngjyrë lejla apo gri do të ishte një tjetër ide e mirë që kombinohet me një stil të tillë flokësh.

Rreth i zi
Krejt papritur shihni që flokët tuaj janë në një gjendje kritike. Nuk keni shumë kohë ndaj zgjidhja e vetme do të ishte një rreth i zi, i cili do t’iu rregullonte shumë. Një rreth i tillë është jo vetëm shumë praktik, por mbetet në modë, shik dhe i thjeshtë. E rëndësishme është që të mos visheni shumë klasike për të mos stonuar.

Bisht i çrregullt
Moda e ditëve të sotme nuk është ajo e dikurshmja kur zyrtarët duhet të visheshin shumë klas. Sot tendencat janë drejt një look-u më casual dhe të përpunuar. Që do të thotë një model me flokët e mbledhura në formën e bishtit pak të çrregullt është një tjetër alternativë për një ditë pune.

Të krehura nga jashtë
Për një ditë kur impenjimet parashikohen të jenë më intensive kur iu duhet të bëni mbledhje apo organizime të rëndësishme ndoshta edhe look-ut duhet t’i kushtoni më tepër rëndësi. Një krehje flokësh nga jashtë do t’iu jepte shumë sharm dhe elegancë. Si në foton e paraqitur, është ajo që sugjerojnë edhe ekspertët.

Me onde të mëdha
Floku kaçurrel është në modë, por floku që ngjan më bukur për në punë do të ishte ai pak më i rregullt. Një krehje me onde të mëdha është një tjetër zgjidhje e përshtatshme dhe e sofistikuar për në punë. Ndoshta ky model kërkon pak më tepër mund, por mbetet një nga krehjet më të bukura dhe serioze në të njëjtën kohë. Christian Dior, është ai që e sugjeron më tepër këtë model.

Lajme të ngjashme

Back to top button