Zhvillimet politike në vend shtrohen në një drekë pune mes Ahmetit dhe ambasadorit Garet

Sot në rezidencën e Ambasadorit Britanik në Shkup, Charles Garet, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, takoi gjatë një dreke pune Drejtorin për Ballkanin Perendimor dhe Zgjërim pranë Foreign & Commonëealth Office (MPJ Britanike), Owen Jenkinks.

Takimi ishte miqësor dhe me diskutime shumë të hapura për të gjitha çështjet politike në vend dhe në rajon, përfshi zgjidhjen e çështjes së emrit, integrimin EuroAtlantik si dhe reformat në vend në përputhje me kriteriumet e Kopenhagës.

Kryetari Ahmeti falëmnderoi Jenkins për vizitën si dhe për kujdesin e Britanisë së Madhe për Maqedoninë dhe rajonin. Ahmeti shfrytëzoi rastin që të uron autoritetet britanike për rezultatet e referendumit për pavarësi në Skoci, me ç ‘rast theksoi që ky rezultat është triumf i demokracisë.
Londra mbetet mbështetëse e madhe e procesit integrues të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian si dhe inkurajon zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit me fqiun jugor Greqinë, por edhe zbatim të reformave në gjyqësor, liri të mediave dhe në përgjithësi avancim të kapaciteteve demokratike.
Kryetari Ahmeti theksoi që NATO është prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim sepse anëtarësimi në aleancë ndodh menjëherë pas zgjidhjes së emrit. Kjo do të mundëson uljen e tensioneve ndëretnike, por edhe zhvillimin ekonomik, stabilitet dhe siguri.

Sa i përket kritereve në vend, Kryetari Ahmeti theksoi që BDI është partnere e komunitetit ndërkombëtar në arritjen e standardeve evropiane dhe kjo do të ndodh gjatë zhvillimit të negociatave me BE, ndërsa NATO mund të shëndërohet ne realitet menjëherë, sapo të arrihet kompromisi me Greqinë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Hani pini dhe rëmbeni mbushni xhep edhe arka të pa brek ju gjeti dreka miljoner ju zuri darka

Back to top button