“Spiun”, të akuzuarit deklarojnë pafajësinë, aktvendimi i gjykatës në tetor

Të akuzuarit në procesin gjyqësor “Spiuni”, sot thanë fjalët e tyre përfundimtare para gjykatës. Të gjithë 19 të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, ndërsa disa prej tyre thanë se janë viktimë e të akuzuarve të tjerë për të njëjtin rast. Ish Drejtori i Drejtorisë kundër larjes së parave, Vane Cvetanov, hodhi poshtë akuzat ndaj tij, duke thënë se fajtor për përfshirjen e tij në këtë aferë ka qenë gazetari Zoran Bozhinovski. Nga ana tjetër ish shefi i kabinetit të krye parlamentarit Trajko Veljanovski, Marjan Maxhovski drejtoi gishtin kah Marjan Efremov, duke thënë se ka qenë viktimë e tij. Pas një viti, procesi gjyqësor “Spiuni” është afruar drejt fundit, pasi më 6 tetor pritet aktvendimi i Gjykatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button