Majlinda Bregu me çantë 15 mijë eurosh?!

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD-së, me një çantë Hermes? Origjinale apo false? Nëse është original, ky lloj modeli “Hermes Grace Kally” me lëkurë krokodili nuk kushton më pak se 15 mijë euro dhe është një nga çantat më të shtrenjta në botë.

Nëse është false, ministrja jonë e Integrimit inkurajon tregun e zi të imitimit të markave të mëdha, që luftohet në të gjithë botën e civilizuar. Nuk dimë se cili variant do të ishte më pak i dënueshëm për një ministre shteti.

Pikërisht një çantë mjaft të kushtueshme e të ngjashme me atë të ministres tone, siç mund ta shikoni lehtësisht dhe në foto galeri, mbajnë edhe Vipat botërorë si Victoria Beckam, Rita Ora dhe shume të tjera, por Victoria dhe David Beckam kanë deklaruar një rrogë pak më të lartë se Majlinda Bregu dhe bashkëshorti i saj Namik Ajazi, të përfshirë së fundmi në skandalin e shtëpisë në Kalanë e Prezës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button