fbpx

Maqedonia në mesin e vendeve ku trafiku me qeniet njerëzore është në rritje

Trafikimi me qenie njerëzore në Ballkanin Perëndimorë është në rritje e sipër përfshirë edhe shtetet si Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi të cilat janë vazhdimisht cak i trafikantëve që synojnë vendet e BE-së. Ky është konkluzioni i nxjerrë nga hulumtimi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (ONM) e cila bënë thirrje për gjetjen e formave për identifikimin dhe dënimin e trafikuesve me qenie njerëzore, si dhe të japin mbështetjen e duhur institucionale për viktimat e trafikimit. Nga ONM-ja nuk janë shifra konkrete për Maqedoninë por apelojnë deri tek shtetet që të kontribuojnë në luftën globale kundër këtij fenomeni, transmeton Alsat.

“Numri i saktë i rasteve të trafikimit global nuk mund të përkufizohet, por përafërsisht në vit, kemi rreth 800 mijë viktima të trafikimit me qenie njerëzore. Nëse dështojmë në identifikimin e viktimave të trafikimit, do të kemi përgjigje jo adekuate të autoriteteve ndaj këtij fenomeni, jo vetëm në aspektin e dënimit të trafikuesve, por edhe në aspektin e parandalimit të ngjarjeve të këtilla”, tha Sonja Bozhinovska, Zyra e ONM në Shkup.

“Ky fenomen nuk është vetëm nacional, por mbarëkombëtar që kërkon qasje të përbashkët, në veçanti të rajonit. Duke marrë parasysh se Maqedonia është vend transit, prej ku kalojnë një numër i madh viktimave të huaja që vijnë pikërisht nga vendet që janë pjesë e këtij hulumtimi si Kosova, Serbia, Shqipëri, dhe Bullgaria, gjithë kjo neve na jep një pasqyrë të qartë për të parashikuar nevojat e Maqedonisë dhe vendeve të rajonit për aktivitete parandaluese”, u shpreh Sande Kitanov, Zv/Koordinator Nacional për Luftim të Trafikimit me Njerëz.

Sipas hulumtimit, viktimat më së shumti vijnë nga vende rurale dhe me gjendje të rënde socio-ekonomike ndërsa organizatorët e tij në vit besohet se fitojnë rreth 32 miliardë dollarë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close