DAP mbylli 11 argjendari në Kumanovë

Policia e Kumanovës së bashku me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT) të mërkurën kanë realizuar aksion kontrolli në 25 dyqane për shitje të arit të vendosura në qendër të qytetit të Kumanovës. Në 11 dyqane janë hasur parregullsi në punë në lidhje me mos dhënien e llogarive fiskale, mos pasjen e dokumenteve përkatëse për punë dhe peshore të pa licencuara. Për shkak të asaj, objektet janë mbyllur për kohëzgjatje prej 15 deri në 30 ditë.

Gjithashtu, janë shqiptuar dënime në shumë prej 15.700 euro, ndërsa nga ana e ISHT janë shqiptuar gjoba prej gjithsej 4.600 euro. Policia në dy dyqane ka gjetur prodhime të arit të cilat janë të vjedhura dhe të njëjtat janë marrë nga poseduesit.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button