Ademi: MASH ka ndarë 500 mijë euro për UEJL-në

Ministria e Arsimit dhe shkencës do ta përkrah financiarisht Universitetin e Evropës Juglindore, informoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdylaqim Ademi.

“Në buxhetin e vitit 2015 janë siguruar 30 milion denarë (500 mijë Euro) për nevojat e UEJL” tha Ademi gjatë një vizite në UEJL në Tetovë.

Ademi gjithashtu tha se këtë vit bashkë me USHT, do të kemi dy institucione të arsimit të lartë që do të përkrahen nga buxheti i MASH.

Qëllimi i vizitës së ministrit Ademi ishte që të uroj stafin dhe studentët për fillimin e vitit të ri akademik 2014/2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button